Krasniqi: Qeveria e paaftë, nuk po mbështetë projektet e komunave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Qeveria e paaftë, nuk po mbështetë projektet e komunave

    Insajderi
    03 May 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një takim të përbashkët me kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se largimi nga vendi i qytetarëve është si pasojë e qeverisjes së paaftë.

    Duke u nisur nga vizitat që kam bërë gjithandej nëpër Kosovë, si dhe nga takimet e përditshme që kanë kryetarët e Degëve të PDK-së më bashkëqytetarët e tyre, ndamë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

    Sipas Krasniqit Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë.

    “Kosova nuk do të mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë, e cila është motori i zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë. Është obligim i secilit prej nesh që të angazhohemi në këtë drejtim për ta rikthyer besimin te mundësitë që ofron vendi ynë”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark