Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Drenasit dje ia kanë dhënë një leksion politikës shqiptare.
“Qytetarë te Drenasit, ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik! Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
“Vullneti politik i drenicasëve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje. Urime qytetarë te Drenasit! Vullneti Juaj do të triumfoj! Ne i bindemi vullnetit tuaj! Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj!”, ka shkruar ndër tjera Jakup Krasniqi në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com