Krasniqi: Qytetarët synojnë një ndryshim të ri – më 9 shkurt PDK-ja do të jetë fituesja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi: Qytetarët synojnë një ndryshim të ri – më 9 shkurt PDK-ja do të jetë fituesja

    Insajderi
    06 February 2025 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur besimin e tij se partia që ai udhëheq do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Krasniqi ka theksuar ndryshimet e dukshme mes kësaj fushate dhe asaj të vitit 2021, duke shtuar se situata aktuale po tregon një valë të re mbështetjeje për PDK-në.

    “Janë dy botra të ndryshme, fushata e këtij viti dhe 2021. Në 2021 është pa në çdo hap, në çdo takim një valë të ndryshimit dhe njerëzit janë rreshtuar pas ndryshimit. Sot besoj që sot janë të interesuar or ta ndryshuar përsëri situatën. Por, tash në anën tjetër. Mbështetja për PDK-në është e madhe”, ka thënë Krasniqi.

    Ai vuri në pah angazhimin e hershëm të PDK-së në këtë fushatë, përfshirë mobilizimin e strukturave partiake dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët.

    Sipas tij, kandidatura e Bedri Hamzës dhe propozimet konkrete kanë krijuar një platformë të fortë që synon fitoren.

    “Ka pas një rritje konstante dhe unë besoj që të dielën në momentin kur të fillon numërimi i votave edhe përkthimi i vullnetit të qytetarëve PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve. Krejt kjo fushatë dhe jo vetëm pjesë zyrtare në këto katër javë, por edhe muajt paraprak, siç e dini ne kemi qenë në fushatë shumë më herët, angazhimi që kemi pas, komunikimi me qytetarët, mobilizimi i strukturave partiake në çdo nivel, kandidati ynë Bedri hamza, programi i tij dhe propozimet e kanë arrti atë qëllim që e kemi pas. Me qenë partia që synon fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shtuar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark