Krasniqi refuzon takimin me Osmanin, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Krasniqi refuzon takimin me Osmanin, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

    Insajderi
    22 June 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku ka shpërndarë letrën drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, për refuzimin e takimit me të, shkruan Gazeta Insajderi.

    “…Por, e konfirmoj se jam I gatshëm të takohem me ju, në çfarëdo kohe, për të diskutuar caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, si obligim institucional”, ka shkruar në letër ndër të tjera Krasniqi.

    “Dje kam pranuar nga Presidentja Osmani një letër me të cilën më ka ftuar në takim, pas një propozimi nga Kryetari i AAK-së. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët”, ka thënë ai.

    “Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

    Letra e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark