Krasniqi - Rizvanollit: Ti detyrën e ministres nuk po dinë me bo, nuk e dinë as cila është përgjegjësia jote - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Krasniqi – Rizvanollit: Ti detyrën e ministres nuk po dinë me bo, nuk e dinë as cila është përgjegjësia jote

    Insajderi
    28 December 2021 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me menaxhimin e krizës energjetike në Kosovë.

    Ai tha se Rizvanolli nuk po di ta kryejë punën e ministres, por vetëm po provon ta bëjë një gjë të tillë.

    Njësojë, sipas Krasniqit po veprojnë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë.

    “Realisht ti edhe detyrën e ministres nuk po dinë qysh me ba veç je ka provon, njëjtë edhe si shumica e kësaj Qeverie. Nuk e keni idenë se çka është detyra dhe përgjegjësia jote. Nuk je ka e kupton as thelbin e problemit por je ka e provon. Derisa je duke provuar me e krye punën tënde, njerëzit janë në të ftohët dhe në terr”, deklaroi Krasniqi.
    Krasniqi ka kërkuar nga ministrja që të koncentrohen në punë, teksa tha se janë të papërgjegjshëm dhe të padijshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark