×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: RTK e komisarët e Kryeministrit tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën

    Insajderi
    16 October 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeverisë Kurti as kapelat e zeza nuk ua mbulojnë turpin.

    “Ata nuk u paraqitën as sot në Kuvend, të paktën që të marrin kapelat e zeza që ua bëmë dhuratë”, ka shkruar Krasniqi.

    Tutje ai thotë se komisarët e Kurtit nuk e kanë transmetuar seancën e opozitës pasi tentuan ta fshehin të vërtetën.

    “Nga jashtë sallës së Kuvendit, duke vazhduar të shtrijnë diktatin edhe në televizionin publik, RTK, komisarët e Kryeministrit tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, duke mos transmetuar seancën që kishim ftuar sot në Kuvend”.

    Postimi i plotë:

    Është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie!

    I zënë pamohueshëm në flagrancë duke vepruar kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve, pushteti ka zgjedhur ikjen, fshehjen dhe me këtë rast, edhe turpin. Ata nuk u paraqitën as sot në Kuvend, të paktën që të marrin kapelat e zeza që ua bëmë dhuratë.

    Nga jashtë sallës së Kuvendit, duke vazhduar të shtrijnë diktatin edhe në televizionin publik, RTK, komisarët e Kryeministrit tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, duke mos transmetuar seancën që kishim ftuar sot në Kuvend.

    Por, aferat e tyre të fundit, të cilat tashmë kanë marrë dhenë, janë më të fuqishme sesa tendencat e tyre për manipulim. Tani, nuk ka më dyshime: shteti është i kapur! Mëkatet e Qeverisë janë zbuluar. Akterët po ashtu. E prapa të gjithëve, siç e kemi ditur gjithmonë, doli ai: kryeministri i vendit.

    Tash kanë mbetur vetëm dy gjëra para se kjo Qeveri të bie për t’u mos u kthyer më: prokuroria të bëjë punën e saj dhe qytetarët të votojnë për largimin e saj më 9 shkurt të vitit 2025. Rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur, të zhvilimit dhe të integrimit euro-atlantik, e ka vetëm një adresë: Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark