Krasniqi: Secili anëtar i familjes Jashari u bë fanar shprese në luftën për çlirim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Secili anëtar i familjes Jashari u bë fanar shprese në luftën për çlirim

    Insajderi
    05 March 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK’së Memli Krasniqi ka thënë se secili anëtar i familjes Jashari , u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim.

    Krasniqi në 26 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari u përbashkuan në mbiemrin e Familjes Jashari.

    Kreu i PDK-së, në një postim në Facebook, është shprehur se  heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

    “Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë. Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark