Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk i ka parë asnjëherë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.
Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat.
Sipas tij, nuk ishte e lehtë që nga partnerët strategjik të Kosovës të dëgjohen ankesa karshi veprimeve të institucioneve.
Ai pohoi se PDK-ja do të vazhdojë që të ketë konsultime ditore me të gjitha personat përgjegjës edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në atë pjesë.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit. Dëgjuam qëndrimet që janë të njohur. Shqetësimi është i madh është se nuk ka lëvizje përpara, po dëmtohet Kosova. Shprehëm gatishmërinë për të ruajtur relacionet me ShBA-në, nuk është diktuar për tema konkrete. PDK ka luajtur rol të rëndësishëm, ne do të jemi në konsultim ditor për të parë cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara”, tha ai.
Por shtoi se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani po krijojnë kriza të panevojshëm në vazhdimësi.
Osmani, thotë ia si komandante supreme deri më tash nuk ka pasur deklarim zyrtar edhe për përjashtim e Kosovës nga ushtrimi më i madh “Defender 2023”.
“Nuk ka pasur kërkesa përtej informimit për situatën. Asnjëherë nuk kam pa aq shqetësim nga partnerët, nuk është e lehtë të dëgjosh që ata të shprehin zhgënjim kaq të thellë. Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësi është te Qeveria te presidentja. Ne kemi vetëm kriza për këto 2 vjet, është e paarsyeshëm që presidentja të vazhdojë të heshtë, ajo është edhe komente supreme, ajo duhet të flas edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”, theksoi Krasniqi.