Krasniqi-shefit të BE-së: Vetëm zgjedhjet e parakohshme i sjellin Kosovës një qeveri kredibile – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi-shefit të BE-së: Vetëm zgjedhjet e parakohshme i sjellin Kosovës një qeveri kredibile

    Insajderi
    20 July 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij shefin e BE-së, Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Krasniqi i tha a tij se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për t’i sjellë Kosovës një qeveri ndryshe dhe më kredibile.

    “Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë. Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”.

    Krasniqi tha se e ka siguruar shefin e BE-së se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luajë rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark