Krasniqi, shefit të FMN-së: Veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi, shefit të FMN-së: Veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore

    Insajderi
    03 October 2023 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij, ku diskutuan për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

    Gjatë këtij takimi, Krasniqi ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të Kosovës.

    “Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark