Krasniqi: S’ka sllogan që e ndryshon realiteitn, e përjetshme Kosova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: S’ka sllogan që e ndryshon realiteitn, e përjetshme Kosova

    Insajderi
    12 September 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas provokimit të tifozve rumunë me banerin nacionalist “Kosova është Serbi”.

    Krasniqi tha se s’ka sllogan që e ndryshon realitetin.

    “Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA.

    Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se Kosova është e përjetshme.

    “Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark