Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores

    Insajderi
    13 January 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë entuziazmin dhe krenarinë e tij lidhur me mbështetjen e jashtëzakonshme që partia ka marrë në dy ditët e para të fushatës zgjedhore. Sipas Krasniqit, ky entuziazëm masiv është një sinjal i qartë drejt fitores që presin më 9 shkurt.

    PDK nisi zyrtarisht fushatën e saj më 11 janar me një tubim madhështor në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku mijëra simpatizues u bashkuan për të mbështetur partinë. Tubimi i dytë vijoi me një atmosferë të ngrohtë dhe entuziazëm të pakrahasueshëm në Sallën Sportive “Bill Clinton” të Ferizajt, duke demonstruar mbështetjen e fuqishme që partia gëzon në nivel kombëtar.

    “Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga këto dy ditë të para të fushatës. Kishim një tubim të hapjes zyrtare të fushatës të jashtëzakonshme me një energji pozitive dhe me një vullnet të shtuar, të cilin ka shumë vite që nuk e kam ndjerë në tubime të tilla,” u shpreh Krasniqi.

    Kryetari i PDK-së nënvizoi se energjia e kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, është një prej faktorëve kryesorë që po reflekton pozitivisht në të gjithë vendin. “Bedri Hamza po i prin kësaj gare me një energji të hatashme, që besoj po ndikon pozitivisht gjithandej. Kemi një garë të rëndësishme dhe besoj që entuziazmi të cilin po e gjejmë anë e mbanë vendit është inkurajimi kryesor për fitoren të cilën e presim me datë 9 shkurt,” tha ai.

    Partia Demokratike e Kosovës ka planifikuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh, me tubime që do të mbahen në të gjitha komunat e vendit deri në përfundim të fushatës. Aktivitetet e PDK-së për të takuar qytetarët dhe për të ndarë vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

    PDK po shfaqet si një forcë e motivuar dhe e organizuar, e cila synon të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark