Krasniqi: Sot u arrestua dhëndri i Liburn Aliut, ministrit që ka dy banesa në Marigona Hill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Sot u arrestua dhëndri i Liburn Aliut, ministrit që ka dy banesa në Marigona Hill

    Insajderi
    03 March 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i PSD-së Frashër Krasniqi, ka thënë se në mesin e të arrestuarve sot për rastin “Brezovica3” është edhe Berat Lahu i cili është dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut.

    Lahu bashkë me 6 persona tjerë janë arrestuar sot nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit

    Krasniqi shkruan në facebook se Berat Lahu është dhëndëri i ministrit që ishte duke i vjedhë 3-5 milionë euro me aferën e stickerave.

    “Ndërkohë, sot, u arrestua për korrupsion, Berat Lahu. Aktivist, ish-kandidat, ish-kryetar dege i VV, dhëndër i Liburn Aliut. Pra dhënder i ministrit që për pak ke tu na i vjedhe 3-5 milion euro në vit, me aferën e stickerave. Dhëndërr i ministrit, Liburn Aliu, që i ka 2 shtëpi/banesa në Marigona Hill” shkruan Frasher Krasniqi në Facebook.

    Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

    Postimi i plotë i Frasher Krasniqit:

    Ndërkohë, sot, u arrestua për korrupsion, Berat Lahu. Aktivist, ish-kandidat, ish-kryetar dege i VV, dhëndër i Liburn Aliut.

    Pra dhënder i ministrit që për pak ke tu na i vjedhe 3-5 milion euro në vit, me aferën e stickerave.

    Dhëndërr i ministrit, Liburn Aliu, që i ka 2 shtëpi/banesa në Marigona Hill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark