Krasniqi takohet me ambasadorin e Italisë: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takohet me ambasadorin e Italisë: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

    Insajderi
    20 May 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë së tij ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

    Përmes një postimi, Krasniqi deklaroi se pati një takim të ngrohtë dhe miqësor me ambasadorin italian, të cilin e uroi për nisjen e mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

    “Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës – në çlirim, në shtetndërtim dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Këtë miqësi e vlerësojmë thellësisht dhe duam ta forcojmë më tej”, u shpreh ai

    Krasniqi shtoi se në takim u diskutua edhe për situatën politike në vend, duke theksuar nevojën e daljes së shpejtë nga bllokada institucionale.

    “Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark