Krasniqi takon ambasadorin italian: PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon ambasadorin italian: PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja

    Insajderi
    02 October 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

    Pas takimit, Krasniqi tha se PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja.

    “Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark