Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka takuar profesorin e njohur amerikan, Daniel Serwer gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi tha se bashkë me profesorin e Universitetit “John Hopkins” në SHBA, ka diskutuar për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.
Përmes një postimi në Facebook, ai shtoi se u dakorduan për të forcuar raportet me ShBA-në dhe aleatët ndërkombëtarë.
“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.