Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka pritur në takim, Sabri Demirin, kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Krasniqi bëri të ditur se në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
“Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.”, shkroi Krasniqi në Facebok.
“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.”, tha ai.