Krasniqi tregon cili ka qenë vendimi më i rëndësishëm në karrierën e tij politike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi tregon cili ka qenë vendimi më i rëndësishëm në karrierën e tij politike

    Insajderi
    19 January 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se cili ka qenë vendimi më i rëndësishëm që e ka marrë në politikë.

    Kreu i PDK’së e ka veçuar vendimin për krijimin për herë të parë të shpërblimeve shtetërore për sportistët. Këtë vendim e ka marrë gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Krasniqi tha se të parët që i morën këto shpërblime kanë qenë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, që sipas tij, kanë qenë edhe frymëzim për krijimin e këtyre shpërblimeve.

    “E kam krijuar për herë të parë shpërblime shtetërorë për sportistët. Frymëzimi im ka qenë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka që në atë kohë kam qenë i bindur se do të jenë kampion olimpik. Kam besu se Kosova si shtet duhet me ua dhënë hakun dhe shpërblimet meritore shtetërore. Më vjen mirë që këto shpërblime Kur i kemi miratu janë shpërblimet më të mëdha që jep ndonjë shtet  jo veç në Euripë por edhe në botë”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi gjatë një intervistë në “Pa politikë” ka thënë se ka pas fatin me pas përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe t’iu japë drejtim vendimeve të rëndësishme në shumë fusha.

    Kom pas fatin me pas përgjegjësi institucionale  të rëndësishme duke përfshi kuvendin dhe qeverinë dhe mendoj se ka pas shumë vendime të rëndësishme që kanë dhënë drejtim fushave të caktuara qoftë sportit bujqësisë e etj”, u shpreh ai. / Gazeta Insajderi/

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark