Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas mosvotimit të Trustit në Kuvend.
Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Krasniqi përmes një postimi ironizoi duke thënë se me VV-në nuk kemi Trust, por Martin.
“Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: