Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po qëndrojnë në Hagë, duke theksuar se malli dhe krenaria për ta po rriten çdo ditë.
Krahas një video të publikuar ku flet për forcën dhe disponimin e mirë që kanë ish-krerët e UÇK-së atje, ai shkruan: “Në ditë të shënuara si kjo, malli dhe krenaria, të dyja, njëkohësisht, vetëm vijnë e shtohen për heronjtë tanë në Hagë. Urime 28 Nëntori Çlirimtarë”.
“Ata janë shumë mirë, në një disponim të pabesueshëm përkundër faktit që janë prapa grilave. Janë njerëz me material tjetër të ndërtuar them unë, s’janë si na dhe kjo s’vlenë vetëm për ata dy vlenë edhe për Bacën Jakup e për Rexhën dhe të tjerët që janë aty me ta”, thotë ai.