Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Insajderi
    30 March 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi festën e Fitër Bajramit.

    Ai tha se kjo festë është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin.

    “Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”. Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark