Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, se veprimet e Qeverisë në veri janë populliste, duke theksuar faktin se pas gjithë asaj “zhurme” që shkaktoi Qeveria për hapjen e Urës së Ibrit, tani eksponentët qeveritar deklarohen se janë duke pritur lejen e KFOR-it dhe QUINT-it për hapjen e saj.
“Fatkeqësisht shumica për të mos thënë të gjitha veprimet e Qeverisë aktuale që ndërlidhen me Veriun e vendit, gjithmonë kanë një karakter edhe popullist edhe elektoral dhe jo domosdoshmërish një karakter shtetëror i cili do të ndihmonte në krijimin e një situate më të mirë se sa ajo që e kemi në Veri të vendit. Në një situatë ku përveç një sovraniteti funksional duhet të kishte një ri integrim apo integrim të komunitetit serb aty.
“Ku do të kishte një mbështetje ndërkombëtare për veprimet që ne i marrim, kjo nuk do të thotë që veprimet siç janë mbyllja e organeve ilegale nuk janë vendim të duhura, sepse për gjëra të tilla është vepruar edhe në të kaluarën ka pasur diskutime, dakordime dhe marrëveshje në proces të dialogut se si dhe kur duhet të ndodhin ato. Një pjesë ka mbetur pa u zbatuar por fatkeqësisht përdorimi për elektorat dhe për zgjedhje i çështjeve që ndërlidhen sikur me Ujmanin e besa me kinse hapjen e urës së Ibrit, u pa e qartë tashmë që me të vërtetë ishin vetëm për një konsum të brendshëm dhe jo realisht për arritur diçka”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se si parti nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit, por që ajo duhet të behtë me një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë dhe jo në mënyrë imponuese.
“E vërteta është që ura e Ibrit është mbyllur nga ndërkombëtarët dhe jo nga shqiptarët dhe shumë herë para Kurtit është diskutuar dhe kërkuar që ura të hapet për qarkullim të veturave meqenëse për qarkullim të qytetarëve ajo është hapur më herët. Normalisht që ne e kemi mbështetur këtë kërkesë si në të kaluarën dhe tash por e kemi ditur qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh në mënyrë unilaterale dhe në një mënyrë imponuese por mund të bëhet vetëm duke pasur një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë. Në rradh të parë me ShBA-në por edhe me KFOR-in si një nga faktorët kryesor në këtë situatë, tashmë është e qartë që Kurti edhe eksponentët e Qeverisë së tij po e thonë të njëjtën gjë që po e presin KFOR-in dhe QUINT-in, por e vërteta është që duke pritur këta jemi gjithë prej 1999 e tutje”,tha Krasniqi për EkonomiaOnline.