
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot kryetarin e Zveçanit Ilir Pecin dhe atë të Zubin Potokut Izmir Zeqirin.
Krasniqi ka thënë se ka parë nga afër vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.
“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre”.
Tutje, Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se të dy kryetarët janë në shërbim të qytetarëve dhe se e gëzojnë mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.