Krasniqi: Votimi i fshehtë, metodë tjetër për të vazhduar bllokadën dhe shmangur dështimin e Haxhiut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Votimi i fshehtë, metodë tjetër për të vazhduar bllokadën dhe shmangur dështimin e Haxhiut

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se propozimi i kryesuesit të kuvendit për votim të fshehtë është një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën e Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, kjo metodë po praktikohet për të shmangë dështimin e kandidates, Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.

    Postimi i plotë:

    Propozimi arbitrar i kryesuesit të seancës konstituive për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët nga kryetari i legjislaturës së kaluar në marrëveshje me përfaqësuesit e subjekteve politike, ka një synim të vetëm: të shmangë dështimin e kandidates së tij për të siguruar mbështetjen e deputetëve. Ky nuk është një propozim për të tejkaluar ngërçin, por thjesht një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark