Krasniqi: VV duhet të gjeje një kandidate tjetër, Haxhiu është simbol i dështimeve të kësaj qeverie 4 vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: VV duhet të gjeje një kandidate tjetër, Haxhiu është simbol i dështimeve të kësaj qeverie 4 vjeçare

    Insajderi
    21 April 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Memli Krasniqi nga PDK, ka folur pas shtyrjes së seancës së Kuvendit, pasi Vetëvendosja kërkoi kohë shtesë.

    Krasniqi tha se VV duhet ta gjejë një kandidate tjetër, pasi Haxhiun nuk do ta votojnë.

    “Situatë e paprecedente, këta po e vazhdojnë bllokadën , në vend se të propozojnë një kandidat tjetër. Nuk mundet me qenë ma e rëndësishmes se krijimi i institucioneve, VV duhet ta gjeje një kandidate tjetër, nuk duhet ta lejnë peng qeverinë e ardhshme. Kandidatja Haxhiu nuk do ta ketë mbështetjen tone, ajo është simbol i dështimeve te kësaj qeverie 4 vjeçare”.

    Ai u pyet për një emër që do ta votonin.

    “Nuk më takon me ua zgjedh mu kandidaten VV, i kanë edhe 47 tjerë”, tha ai ndër të tjera. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark