×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: VV i trajton votuesit nga diaspora si budallenj

    Insajderi
    09 November 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i gazetarisë dhe publicisti Milazim Krasniqi, tha se LVV i trajton votuesit e diasporës si budallanej.

    Krasniqi, duke e ndërlidhur me votimin e diasporës përmendi faktin se Kosova është ende nën sanksione.

    Sipas tij VV nuk po llogarit se vota e mërgimtarëve për VV-në, mund të ndryshoj.

    “Propaganda obsesive e LVV i llogaritë votuesit nga diaspora si budallenj, kur thonë se LVV do të fitojë 53%. Ajo thotë se vota e diasporës mbetet e njëjtë, si më 2020, pra edhe kur Kosova është nën sanksione të BE-së, e izoluar nga SHBA, e refuzuar ng Këshilli i Evropës, e varfëruar më shumë se sa më 2020. Pra, thotë se diaspora do të votojë për një Kosovë më të keqe, duke i paraqitur votuesit thjesht si budallenj. E çuditshme është mungesa e respektit për atdhedashurinë dhe mençurinë e bashkatdhetarëve tanë. Propaganduesit fanatikë nuk e kanë kuptuar se ata në vitin 2020 kanë besuar në premtimet për një Kosovë më të mirë, prandaj kanë votuar për ndryshim. Por bashkatdhetarët nuk janë pengje të propagandës obsesive të LVV. Ata bile janë më të pavarur nga propaganda e presioni qeveritar, se sa votuesit brenda vendit”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark