Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit

    Insajderi
    09 July 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

    Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajn.

    “Mbrëmë, në një atmosferë tepër pozitive dhe festive, mes shumë qytetarëve dhe aktivistëve, zyrtarizuam rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

    Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve”, shkroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark