Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Ranë Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Ranë Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të

    Insajderi
    08 July 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdoi gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, foli në Frontal në T7 për torturat që Krasniqi i kishte përjetuar si i burgosur nga Serbia. Në brug, së bashku kishin qëndruar për 18 muaj.

    “Përgjatë kohës kur kemi qëndru për nja 18 muaj në një dhomë burgu s’ke mujtq me i dal përpara për mbrojtje të vendit, E tash kjo gjykatë që kinse është për drejtësi po shihet si është dhe mendoj se është shumë shqetësuese”, tha Buja.

    Ai tha se Krasniqi “i ka kaluar të gjitha sfidat”.

    “Jakup Krasniqi është përballë burrash, të gjitha sfidat i ka kaluar si i ka taku, e tash çka po ndodh në Hagë është keq për ta, jo për Jakup Krasniqin”, tha Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark