"Kredi me mbet gjallë e për gazep"- Deklarimi qesharak i pasurisë i zyrtarit të lartë të Telekomit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kredi me mbet gjallë e për gazep”- Deklarimi qesharak i pasurisë i zyrtarit të lartë të Telekomit

    Insajderi
    23 April 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari kryesor i financave, Feim Kelmendi, i cili njihet edhe si figurë kontroverze në media, ka bërë një deklarim qesharak të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Në pjesën ku tregon se ka marrë një kredi në një bankë më datën 9 mars të 2023-ës me afat prej pesë vitesh në vlerë prej 20 mijë eurosh, thotë se një pjesë e ka shfrytëzuar për mbijetesë, shkruan Insajderi.

    Me shumen e kredise prej 20,000.00€ te marre ne vitin 2023 kam mbyllur dy kredit aktive qe kam pasur dhe nje pjse e kam shfrytezuar per konsum/mbijetese”,  thotë në pjesën e qëllimit të detyrimit financiar.

    Kelmendi ka marrë edhe një kredi në vlerë prej 2,600 euro për, siç shprehet ai, me mbet gjallë e për gazep.

    Kredi konsumuese per me mbet gjalle e per gazep”, thotë në qëllimin e detyrimit financiar.

    Kelmendi ka thënë se paguhet vetëm nga Telekomi i Kosovës dhe ka deklaruar 0 kesh në të ardhurat vjetore.

    Kelmendi shquhet për qëndrime pro partisë ish-pushtetare, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i kishte dalë në mbrojtje Nagip Krasniqit e i kishte thurur lavde Dejona Mihalit.

    Zyrtari i lartë i Telekomit, që llogaritet numri dy i ndërmarrjes publike, ka publikuar disa herë fotografi me Kurtin e Besnik Bislimin duke ua lavdëruar punët.

    Ai ka përdorur edhe shprehje banale ndaj kundërshtarëve politikë të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark