
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Ka mbetur i vrarë një djalë i ri. Insajderi mëson se ai është Erdonis Ismajli. Peroni që shtiu mbi të është babai i tij Naim Ismajli. Gazeta Insajderi sjell detajet.
Motivet të cilat ende nuk janë të konfirmuara, por që raportohen se janë për shkaqe pronësore dyshohet se të kenë shtyrë edhe Naim Ismajlin me profesion zjarrfikës, të qëlloi me kallashnikov në drejtim të djalit të tij, Edon Ismajli, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë. Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi sipas informacioneve të para.
E gjithë ngjarja ka filluar javë më parë. Burime të Gazetës tregojnë se babai dhe djali janë rrahur mes vete para një jave për çështjen e një toke. Për këto ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës, por siç duket dorasi ka vepruar vetë.
Kjo është arsyeja e vrasjes tragjike në Podujevë, ku babai la të vrarë djalin e tij
Gazeta mëson se Naim Ismaili është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij. Ai është arrestuar pastaj nga Policia e Kosovës.
FOTO | Ky është personi që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë
Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.