“Krejt jemi në gjendje edhe me kallë”, “S’ka me lu me fëmijë tanë” – punëtorët e “Pastrimit” shpërthejnë me deklarata para komunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Krejt jemi në gjendje edhe me kallë”, “S’ka me lu me fëmijë tanë” – punëtorët e “Pastrimit” shpërthejnë me deklarata para komunës

    Insajderi
    19 May 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e ndërmarrjes publike “Pastrimi” kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, duke shpërthyer me deklarata të ashpra për shkak të mospagesave të borxheve nga ana e komunës ndaj kompanisë.

    Të revoltuar dhe me tone të larta, ata kanë akuzuar institucionet për neglizhencë, ndërsa kanë kërkuar urgjentisht zgjidhje për situatën që, sipas tyre, po rrezikon mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre.

    “Pasha Zoti, krejt jemi në gjendje edhe me kallë.S’ka me lu me fëmijë tanë” – u dëgjua nga njëri prej protestuesve.

    “Ndalni këto politika të fëlliqta”, dëgjimet duke thënë tjetri teksa njëzëri bëjnë me dije se iu është sosur durimi.

    “Nuk durojmë, nuk durojmë më”.

    Sipas tyre, Komuna e Prishtinës po dështon të kryejë obligimet financiare ndaj ndërmarrjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në pagesat e punëtorëve dhe në funksionimin normal të shërbimeve të pastrimit në qytet.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark