Krejt në Kuvend | Kushtetuesja urdhëron që të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë deri në konstituim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt në Kuvend | Kushtetuesja urdhëron që të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë deri në konstituim

    Insajderi
    08 August 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vendimin e datës 7 gusht që u publikua një ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët që të qëndrojnë në sallë derisa të bëhet zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Atyre më nuk iu ka lënë mundësi që të kenë vullnet të lirë a duanë apo jo të jenë në sallë, derisa nuk është përmendur se a duhet të votojnë apo jo, por qëndrimi brenda sallës është bërë obligativ me krejt votat e gjykatësve.

    “TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;”, thuhet në këtë vendim.

    Kujtojmë që në mesin e 120 deputëtëve, në disa seanca kanë munguar madje edhe deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, derisa mungesë të theksuar kanë pasur deputetët e pakicës serbe të ardhur nga Lista Serbe.

    Por, njoftimi nuk thotë se cila do të jetë masa që mund të merret ndaj atyre që nuk e respektojnë këtë urdhër. Gjykata ka bërë me dije që vendimi do të publikohet më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark