
Arrestimi i shefit të protokollit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Gafurr Dugolli, ish ushtar i UÇK-së, nga autoritetet e Maqedonisë me kërkesë të Serbisë, ka shqetësuar edhe Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës.
Sipas kryetarit të këtij Këshilli shteti i Kosovës duhet të reagoj fuqishëm që të mos lejoj nëpërkëmbjen e ushtarëve të UÇK-së.
“Kërkojmë nga autoritet e Kosovës të marrin masat e nevojshme me të cilat do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë kjo çështje, dhe se luftëtarët të mos provokohen dhe as ndalohen nga vendet tjera e aq më pak të akuzuar nga një shtet që ka bërë krime në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Hasani, në një komunikatë për media.
Sipas kësaj komunikate, shteti nuk duhet të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë kur një shtet sikurse Maqedonia nuk e respekton Republikën e Kosovës, qytetarët e saj si dhe integritetin e vendit, me veprime të cila janë përçmuese dhe që lënë gjurmë dhe kujtime të këqija tek të rinjtë të cilët dëshirojnë ta shohin vendin dhe qytetarët e sigurt sikurse vendet tjera.