Ministria e jashtme e Rusisë i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për gjetjen dhe kthimin e 28 dokumenteve historike ruse, që ishin marrë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të 90-ta.
Dokumentet e shekullit 18 dhe 19 u janë dorëzuar autoriteteve ruse, gjatë një ceremonie të djeshme në rezidencën e ambasadori amerikan në Moskë.
Kremlini tha se kthimi ishte rezultat i bashkëpunimit “pragmatik, jopolitik” ndërmjet policive të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer qindra dokumente dhe artefakte historike, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet ruse për zbatimin e ligjit. /rel