Kremlini i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kremlini i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet

    Insajderi
    10 May 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan me “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk pranon propozimin për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

    “Jemi mësuar me sanksionet. Tashmë e dimë mirë çfarë do të bëjmë pas shpalljes së tyre dhe si t’i minimizojmë pasojat,” u shpreh Peskov gjatë një interviste për kanalin televiziv rus Rossiya 1.

    Sipas tij, është “humbje kohe” të besohet se Rusia mund të frikësohet apo të ndikohet nga masa të reja ndëshkuese ekonomike të Perëndimit.

    Peskov komentoi gjithashtu edhe reagimin e vendeve evropiane pas paradës së 9 Majit në Moskë, të njohur si Dita e Fitores mbi Nazizmin.

    “Evropianët janë të irrituar nga ajo që ndodhi të premten në Moskë. Janë të shqetësuar përballë mbështetjes së gjerë ndërkombëtare që pati Dita e Fitores,” tha ai, duke nënvizuar sipas tij përkrahjen globale për qëndrimin e Rusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark