Kremlini paralajmëron Gjermaninë: Mos… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kremlini paralajmëron Gjermaninë: Mos…

    Insajderi
    02 May 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kremlini i ka bërë thirrje Gjermanisë të ndalojë armatosjen e Ukrainës, pasi nuk mund të garantojë që armët me të cilat ka furnizuar Kievin nuk do të përdoren kundër territorit rus.

    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se furnizimet gjermane të armëve janë përdorur tashmë në rajonin e Donbass, të cilin Rusia e ka pretenduar si të sajën, një vendim që Ukraina dhe Perëndimi e kanë hedhur poshtë si të paligjshëm.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz tha dje se Gjermania këmbënguli, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, që armët me të cilat furnizon Ukrainën të mos përdoren për të goditur territoret ruse.

    Por Peskov u tha gazetarëve: “Së pari, Gjermania nuk ka asnjë mënyrë për ta kontrolluar atë. Së dyti, armët me të cilat Gjermania furnizon regjimin e Kievit tashmë po godasin territorin rus, sepse Donbass është territor rus”.

    Peskov tha se “përfshirja direkte dhe indirekte” e Gjermanisë në luftë po rritet, duke shtuar se “kancelari gjerman duhet ta marrë këtë si pikënisje”.

    Dy rajonet e Ukrainës lindore që njihen kolektivisht si Donbass kanë qenë në qendër të armiqësive midis forcave ukrainase dhe ruse ose të mbështetura nga Rusia që nga viti 2014.

    Rusia i aneksoi ato në mënyrë të njëanshme vitin e kaluar, së bashku me dy rajone të tjera të Ukrainës, megjithëse nuk i kontrollon plotësisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark