×
  • Lajme
  • Lajme

    Kremlini: Serbia mund të llogarisë në mbështjen tonë në lidhje me Kosovën

    Insajderi
    04 February 2021 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia mund të llogarisë në mbështetjen ruse në “një zgjidhje të balansuar mirë të problemit të Kosovës, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, është kumtuar nga presidenca ruse pas bisedës telefonike të Vladimir Putinit dhe Aleksandar Vuçiqit.

    Biseda pasoi vetëm një ditë pasi presidenti serb u takua me homologun e tij francez Emmanuel Macron në Paris.

    “Presidenti i Serbisë informoi Putinin në lidhje me vlerësimin e tij të situatës aktuale në zgjidhjen e paqes me Kosovën, duke marrë në konsideratë vlerësimin e duhur të kontakteve të tij me partnerët e huaj”, deklaroi Kremlini./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark