Kremlini: Synimi i vendeve të NATO-s për të vazhduar luftën me Rusinë do të dështojë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kremlini: Synimi i vendeve të NATO-s për të vazhduar luftën me Rusinë do të dështojë

    Insajderi
    30 May 2024 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s synojnë të vazhdojnë luftën me Rusinë, e cila është e mbushur me pasoja të rënda për ta”.

    Ishte ky paralajmërimi i zëdhënësit presidencial rus, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

    Zëdhënësi i Kremlinit tërhoqi vëmendjen e mediave për përshkallëzimin e situatës nga vendet anëtare të NATO-s dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se këto vende “vetë synojnë të vazhdojnë luftën” me Rusinë – “një luftë në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ”.

    “Kjo, sigurisht, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasojat e saj. Në fund të fundit do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit,” tha Peskov.

    Sipas mendimit të tij, vendet e NATO-s, kryesisht Shtetet e Bashkuara, me vetëdije po shkojnë drejt një raundi të ri tensionesh dhe po provokojnë Ukrainën që të vazhdojë një luftë të pakuptimtë me Rusinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark