Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi në natën e ndërrimit të moteve i ka kënduar kryeqytetit me një këngë të vecantë për Prishtinën.
“Pranvera në Prishtinë” e Sabri Fejzullahut ishte kënga që Xhaferi zgjodhi t’ua uroj Vitin e Ri prishtinasëve.
“Në natën e ndërrimit të moteve, në Kanal 10, në programin e gazetarëve, këndova këngën e Vitit të Ri për Prishtinën. Ishte një moment i veçantë për të nisur 2025-ën me dashuri për qytetin tim!”, ka shkruar ai në Facebook.