Krenar Xhaferi i LDK-së: Ndërtimi i rrethrrotullimit në Rrugën C do të rrisë sigurinë dhe lehtësojë lëvizjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krenar Xhaferi i LDK-së: Ndërtimi i rrethrrotullimit në Rrugën C do të rrisë sigurinë dhe lehtësojë lëvizjen

    Insajderi
    01 February 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i një rrethrrotullimi në Rrugën C, i cili pritet të përmirësojë sigurinë dhe qarkullimin në këtë zonë.

    “Mirëmëngjesi nga terreni! Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone,” ka shkruar Xhaferi.

    Ai u shpreh se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë.

    “Projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore!” shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark