Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka theksuar vendosmërinë e tij për ndryshimin e domosdoshëm në qeverisjen e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferi ka shprehur besimin e tij në fitoren e madhe të 9 shkurtit, duke theksuar se është koha për t’i kthyer vendit një qeveri që punon pa pushim dhe ndalon praktikat e ankimeve të vazhdueshme.
“Me 9 shkurt, do të korrim një fitore të madhe, për t’i kthyer vendit një qeveri normale, që punon pa pushim dhe nuk humb kohë duke u ankuar,” ka shkruar Xhaferi.
Postimi i plotë:
Me 9 shkurt, do të korrim një fitore të madhe, për t’i kthyer vendit një qeveri normale, që punon pa pushim dhe nuk humb kohë duke u ankuar.
Është koha t’i kthejmë relacionet e mira me miqtë tanë ndërkombëtarë.