Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka përmendur angazhimin e tij të vazhdueshëm pranë qytetarëve, duke dëgjuar nevojat e tyre dhe vepruar për zgjidhjen e problemeve.
Ai shprehu bindjen se institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë si shërbëtores të qytetarëve dhe jo si entitete që sundojnë mbi ta.
“Çdo ditë pranë qytetarëve, duke dëgjuar, zgjidhur e vepruar! Në Prishtinë e kudo, institucionet duhet të shërbejnë, jo të sundojnë. Ky është modeli që i duhet gjithë Kosovës!“, ka shkruar ai.
“Vazhdojmë”.