Krenar Xhaferi: Na duhen rrugë më të mira, zhvillim ekonomik dhe investime që hapin vende pune – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krenar Xhaferi: Na duhen rrugë më të mira, zhvillim ekonomik dhe investime që hapin vende pune

    Insajderi
    08 February 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi, ka dal me një video ku rrëfen jetën e tij.

    Xhaferi tha se të dy prindërit e tij i kanë kushtuar jetën arsimit dhe se shtëpia e tyre kishte shërbyer si shkollë në vitet 90.

    “Unë jam Krenar Xhaferi, djali i dy prindërve që gjithë jetën ia kushtuan arsimit dhe edukimit të brezave të rinj. Në kohët më të vështira për arsimin, gjatë viteve ’90, shtëpia jonë u bë shtëpi-shkollë. Jam rritur dhe edukuar për të punuar me nderë.

    Sot, me të njëjtin përkushtim, dua t’i shërbej vendit tim. Kosova ka nevojë për punë të mëdha, jo për fjalë të mëdha! Na duhen rrugë më të mira, zhvillim ekonomik dhe investime që hapin vende pune. Na duhet një Kosovë ku të rinjtë ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo një vend nga i cili largohen ata”, tha ai.

    Ai ka treguar edhe për prevojën e tij në ministri dhe në zgjedhjet komunale.

    “Si këshilltar i Ministrit Lumir Abdixhiku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, punova për t’i dhënë projekteve dinamikën që meritonin. Rrethi te Albi Mall në hyrje të Prishtinës dhe dalja për në Veternik ishin projekte të zhagitura prej vitesh – ne i përfunduam për vetëm 35 ditë! Kjo është dëshmia se kur ka vullnet, profesionalizëm dhe përkushtim, puna bëhet!

    Në zgjedhjet e fundit komunale, më besuat dhe më zgjodhët një nga asamblistët më të votuar në Prishtinë. Si Drejtor i Investimeve kapitale, punova për projekte që prekën çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit. Veçmas me theks projekte zhvillimore për kryeqytetin si: Rruga A, Rruga B, Unaza e brendhsme e Kryeqytetit dhe shumë projekte të tjera”, tha ai.

    Xhaferi ka ndarë edhe prioritet që do të ketë nëse bëhet deputet.

    “Tani, është koha për të ndërtuar më shumë, për të bërë më shumë!

    Prioriteti im kryesor do të jetë Unaza e Prishtinës! Ky projekt madhor nuk do të mbetet vetëm një premtim – por do të bëhet realitet dhe do të përmirësojë jetën e çdo qytetari të kryeqytetit!

    Po ashtu, do të përfundojmë:

    ✅ Autostradën e Anamoravës (deri te Dheu i Bardhë)

    ✅ Rrugën Prishtinë–Podujevë

    ✅ Rrugën Prishtinë–Mitrovicë

    ✅ Rrugën Prishtinë–Pejë

    ✅ Rrugën Klinë–Gjakovë”, premtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark