
Kandidati i LDK-së për deputet Krenar Xhaferi, ka ndarë një kujtim të veçantë, takimin me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Xhaferi tha se përulet para vizionit të tij për një Kosovë të pavarur.
“Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me krenari dhe respekt, përulemi para vizionit të tij për një Kosovë të pavarur, të fortë dhe demokratike, një ëndërr që ai e udhëhoqi me mençuri dhe guxim!
Këtu po ndaj me ju një kujtim të veçantë nga viti 2001, në Rezidencën Presidenciale në Velani, kur pata privilegjin dhe nderin të takoja Presidentin Rugova.
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të tij, që mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm”, shkroi ai.