Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka shprehur entuziazmin e tij për mbështetjen që po merr partia e tij në Suharekë.
Xhaferi, atmosferën e krijuar në këtë komunë, e ka cilësuar si një “uragan të fitores”.
“Nga Suhareka e Ukë Bytyqit, uragani i fitores po afrohet! Vazhdojmë!”, shkroi ai në Facebook.
Krenar Xhaferi kandidon me numrin 32 në zgjedhjet e 9 shkurtit.