Krenar Xhaferi premton ndërtimin e Autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Krenar Xhaferi premton ndërtimin e Autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë

    Insajderi
    03 February 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Anamoravës gjatë mandatit 4-vjeçar.

    Xhaferi ka thënë se deri në qershor të 2026 do të përmbyllet pjesa e parë deri në Bresalc, kurse deri në fund të mandatit do të përfundojë ndërtimi i saj deri te Dheu i Bardhë.

    “Deri në qershor 2026 do të përmbyllet pjesa e parë deri në Bresalc, ndërsa brenda katër viteve do ta ndërtojmë Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë. Anamorava dhe Gjilani, si kurrë më parë, në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Lumir Abdixhiku do ta kenë vëmendjen e duhur. Anamorava ka ditur të ndëshkojë dhe të japë votë. Kësaj here, Gjilani dhe Anamorava duhet të jenë me LDK-në dhe vizionin tonë për zhvillim!”, thuhet në postimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark