×
  • Lajme
  • Lajme

    “Krenari, mençuri, çiltërsi, dinjitet”, koha kur Gërvalla ‘shkulte flokët’ si fanse pas Osmanit

    Insajderi
    31 July 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ keq përmes këngëve të Dafina Zeqirit. Por, në të kaluarën raporti i tyre ishte krejt ndryshe. Ministrja Donika Gërvalla, ishte fanse e ‘flaktë’, e i “shkulte flokët” pas Presidentes Osmani.

    Para tri vitesh Donika Gervalla kishte publikuar një status me plot krenari e admirim për Vjosa Osmanin.

    Krenare me Presidenten time, dinjitetin dhe integritetin e saj, mençurinë dhe çiltërsinë, karakterin e saj të paepur”, kishte shkruar Gervalla në vitin 2021, duke i bashkangjitur edhe një foto të Osmanit.

    Ndërkohë, mbrëmjen e 30 korrikut, ishte Donika Gërvalla e para ajo që nisi ta thumboj presidenten Vjosa Osmani. Teksa e njëjta e lartësoi deri në qiell kryeministrin Albin Kurti. E quajti ‘super-star’.

    Në koncertin që u mbajt të martën në sheshin “Skënderbeu”, Gërvalla u paraqit pas këngëtares Dafina Zeqiri.

    “Pasi Dafina e këndoi këngën e presidentes llafe-llafe dëgjuam kryeministrin dhe mesazhin e tij, më mbetet të ju falënderoj nga zemra”, deklaroi Gërvalla, përcjell Insajderi.

    Ky thumb erdhi për Osmanin pasi e njëjta ishte deklaruar më herët se i pëlqen kjo këngë.

    Një ditë më vonë në një konferencë për media, Osmani gjeti momentin dhe ia ktheu ‘disin’ Gërvallës.

    “Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark