Krerët e lartë të Vetëvendosjes marrin nënshtetësinë shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e lartë të Vetëvendosjes marrin nënshtetësinë shqiptare

    Insajderi
    22 August 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

    “Derisa Kosova po deporton aktivistët me nënshtetësi shqiptare, Shqipëria po ‘përgjigjet’ duke u dhënë nënshtetësi shqiptare drejtuesve të VETËVENDOSJE!-s. Para disa ditësh, me dekret presidencial, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Albin Kurti, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

    Para pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme dhe Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark