×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e Malit të Zi ftohen ta vizitojnë Srebrenicën: Ejani njoftohuni me faktet për gjenocidin

    Insajderi
    01 April 2021 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Drejtorëve të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës i ka ftuar krerët e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Dritan Abazoviq dhe Vladimir Leposaviq, të shkojnë në Srebrenicë.

    Ata janë të ftuar, siç thonë ata, të njihen me faktet për gjenocidin.

    Deklarata e qendrës, cituar nga mediat e Sarajevës, thotë se deklaratat e fundit nga kryeministri të Malit të Zi, Krivokapiq, zëvendëskryeministri Abazoviq dhe ministri i Drejtësisë, Leposaviq, të cilat mohojnë gjenocidin, relativizojnë fakte të vërtetuara nga gjykata.

    “Ato deklarata përfaqësojnë një goditje për sundimin e ligjit dhe procesin e pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo qendër.

    Krivokapiq, Abazoviq dhe Leposaviq u ftuan ta vizitojnë Qendrën Përkujtimore dhe për të bërë homazhe për viktimat.

    “Këtu aata kanë një pasqyrë të drejtpërdrejtë në gjërat personale dhe historitë personale të të mbijetuarve të gjenocidit”, thuhet më tej në deklaratë.

    Vendimet e gjykatave, thuhet në deklaratë, janë pika e fundit që një individ duhet të arrijë në mënyrë që të kuptojë që në Srebrenicë u krye gjenocid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark