Kreshnik Radoniqi: Procesi i numërimit pritet të zgjasë 10 ditë deri në 2 javë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreshnik Radoniqi: Procesi i numërimit pritet të zgjasë 10 ditë deri në 2 javë

    Insajderi
    13 February 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i KQZ’së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i numërimit të votave do të zgjasë 10 ditë deri në 2 javë.

    “Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe me pa edhe atje se si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjasë procesi i numërimit, por e përafërt do të jetë 10 ditë deri në 2 javë”, tha ai.

    Ndërsa në lidhje me dyshimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare, çështja është në duar të policisë dhe të Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark